Habit Neymar: Do ta jap jetën në fushë për PSG-në

  • 29 September 2019 - 11:28
Habit Neymar: Do ta jap jetën në fushë për PSG-në

Neymar është përpjekur të gjejë paqe me tifozët e Paris Saint-Germainit, duke u zotuar se do ta japë jetën e fushë për klubin parisien këtë sezon, pas një vere plot polemika rreth të ardhmes së tij.

PSG-ja e mundi 1:0 Bordeaux të shtunën dhe ishte përsëri Neymar, ai është shënoi golin e fitores, duke ua siguruar tri pikë të tjera klubit për herë të tretë këtë muaj.

Neymar nuk është pritur mirë në rikthimin e tij në skuadër javë më parë, pasi është fishkëllyer vazhdimisht nga tifozët e PSG-së.

Pas ndeshjes, ylli brazilian foli për media të ndryshme dhe u zotua se do të punojë zellshëm për t’i ndihmuar PSG-së, edhe pse në verë e kishte shprehur dëshirën për t’iu ribashkuar Barcelonës.

“Jam këtu për ta ndihmuar PSG-në dhe do ta jap jetën në fushë këtë sezon”, tha Neymar për media.

(Kosova Sot Online)