Ballkani e mund Drenicën në Skenderaj, i afrohet kreut në Superligë

  • 29 September 2019 - 16:00
Ballkani e mund Drenicën në Skenderaj, i afrohet kreut në Superligë

Ballkani i është afruar kreut të Ipko Superligës në vetëm një pikë, pasi e mundi Drenicën 1:0 të dielën falë një paraqitjeje brilante të Armend Ruxhit

Jetmir Topalli me një gol të hershëm në minutën e 4-të dhe dy pritje jetësore të Ruxhit, në fund të takimit ia siguruan skuadrës së Ismet Munishit tri pikë të vështira nga udhëtimi në Skenderaj.

Ballkani tani grumbullon 14 pikë pas fitores së dytë radhazi dhe ngrihet në pozitën e katërt por ngel një pikë prapa lideres, Prishtinës.

Drenica, ndërkohë, e regjistroi humbjen e tretë pas shtatë javëve dhe ngel në pozitën e tetë me tetë pikë, një më shumë se vendi i nëntë, i cili shpie në rënie nga Superliga.

(Kosova Sot Online)