Derbi i takon Dritës, fiton edhe Prishtina

  • 29 September 2019 - 17:00
Derbi i takon Dritës, fiton edhe Prishtina

Drita e ka fituar derbin e Anamoravës, duke e mposhtur 1-0 Gjilanin në stadiumin e qytetit.

Janë mbyllur ndeshjet e fundit të xhiros së shtatë në Ipko Superligë.

E gjithë vëmendja ishte në Gjilani, të ballafaqimi mes Gjilanit dhe Dritës, i quajtur ndryshe derbi i ‘Anamoravës’.

Drita doli fitimtare, duke marrë pikët e plota në këtë takim.

Goli i fitores erdhi në minutën e 29′ nga Ardian Cuculi. Ai realizoi me kokë pas harkimit të Xhevdet Shabanit.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina e ka mposhtur 0-3 në udhëtim Vushtrrinë.

Armend Thaqi, Nertil Hoxhaj dhe Alban Shillova shënuan për skuadrën nga kryeqyteti.

Renditja në Ipko Superligë pas fitoreve të Dritës dhe Prishtinës.

(Kosova Sot Online)