Heroi i Dritës: “Derbit nuk luhen, por fitohen”

  • 29 September 2019 - 17:21
Heroi i Dritës: “Derbit nuk luhen, por fitohen”

Drita e ka fituar derbin e Anamoravës, duke e mposhtur 1-0 Gjilanin në stadiumin e qytetit.

Goli i fitores erdhi në minutën e 29′ nga Ardian Cuculi.

Ai realizoi me kokë pas harkimit të Xhevdet Shabanit dhe ka zbuluar se e gjithë skema ishte përgatitur nga trajneri.

“Derbi nuk luhen, por fitohen. U futëm në fushë për të fituar dhe për t’i gëzuar këtë publik të mrekullueshëm që na ka përkrahur për 90 minuta siç e shihni edhe tani”, u shpreh Cuculi për Super Sport pas ndeshjes.

“Derbi ishte përtej prishtmërive, mendoj një ndër derbit më të mira dhe më e luftume”.

“Habitem paksa se është qytet i vogël dhe tifozërit ndoshta janë edhe prej një shpie, dy vëllezër janë të ekipeve të ndryshme. Ne dhamë maksimumin dhe fituam ndeshjen. Kam luajtur më parë derbi, Tirana – Partizani, Shkëndija – Vardari kanë qenë derbi të fortë, por në këtë qytet të vogël dhe këtë rivalitet se kisha parë ndonjëherë”.

“Prisnit që të realizohnit gol? Ishte skemë e përgatitur nga trajneri dhe falënderoj edhe Shabani që krosoi shumë mirë dhe unë vetëm preka topin”.

“Kjo fitore është për titull kampioni? Është shumë herët për të thënë por jemi asaj rruge”.


(Kosova Sot Online)