Nuk ishte aspak i rastësishëm goli i Cuculit që shënoi në derbi kundër Gjilanit

  • 29 September 2019 - 17:50
Nuk ishte aspak i rastësishëm goli i Cuculit që shënoi në derbi kundër Gjilanit

Drita e ka fituar derbin e Anamoravës, duke e mposhtur 1-0 Gjilanin në stadiumin e qytetit.

Goli i fitores erdhi në minutën e 29′ nga Ardian Cuculi.

Ai realizoi me kokë pas harkimit të Xhevdet Shabanit dhe ka zbuluar se e gjithë skema ishte përgatitur nga trajneri.

Pra, siç tregojnë Cuculi dhe edhe vet trajneri, Ardian Nuhiu, nuk ishte gol rastësisht.

 “Prisnit që të realizonit gol? Ishte skemë e përgatitur nga trajneri dhe falënderoj edhe Shabani që harkoi shumë mirë dhe unë vetëm preka topin”, u shpreh Cuculi për Super Sport, derisa Nuhiu shtoi: “Mundohemi në çdo ndeshje të përgatitem 2-3 skema, varësisht prej kundërshtarit, më vjen që u realizua nga ajo. Më gëzon më së shumti fitorja në ndeshje të tilla dhe edhe tifozët e merituan dhe le të festojnë sonte”.

(Kosova Sot Online)