Statistikat impresionuese të Rashicës ndaj Dortmundit

  • 29 September 2019 - 18:20
Statistikat impresionuese të Rashicës ndaj Dortmundit

Milot Rashica është rikthyer me gol te Werder Bremeni pasi ka disa muaj që ka qëndruar i lënduar.

Lojtari i Kosovës shënoi golin e parë në minutën e shtatë në barazimin 2-2 me Borussia Dortmundin në javën e gjashtë në Bundesligë.

Gjatë përballjes me ‘Milionerët’, Rashica jo vetëm që arriti të realizonte gol, mirëpo kishte edhe statistika imprsionuese.

Werderi ka bërë të ditur në faqen e tyre zyrtare se ylli vushtrrias kishte më së shumti gjuajtje në portë nga lojtarët e tjerë të skuadrës.

Po ashtu, Rashica arriti edhe t’i fitonte 62 për qind të dueleve të tij, statistika impresionuese të tij, duke ditur se ai është rikthyer nga lëndimi në barazimin ndaj Dortmundit.

(Kosova Sot Online)