Pamje shokuese, tifozët bëhen për spital para derbit Tirana-Partizani

  • 29 September 2019 - 18:37
Pamje shokuese, tifozët bëhen për spital para derbit Tirana-Partizani

Ka plasur grushti në stadiumin Selman Stermasi në Tiranë!

Pak momente para nisjes së derbit mes Tiranës dhe Partizanit, tifozeritë e dy skuadrave të futbollit kanë nisur një sherr masiv.

Përplasja ka nisur në pjesën pas njërës prej portave të fushës. Sherri ka qenë aq masiv dhe i dhunshëm saqë është dashur ndërhyrja e forcave të politikë. Gjithçka nisi me hedhjen e sendeve të forta dhe tymuesve dhe më pas situata degjeneroi në dhunë fizike.

(Kosova Sot Online)