Dhuna par derbit, “Selman Stërmasin” e merr nën kontroll policia

  • 29 September 2019 - 18:53
Dhuna par derbit, “Selman Stërmasin” e merr nën kontroll policia

Përplasjet e dhunshme të ndodhura rreth 60 minuta para startit të derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit në “Selman Stërmasi”, nxorën në pah paaftësinë e stjuardëve dhe policisë private për të menaxhuar situata të tilla, ndërsa situata u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së forcave të rendit.

Reparti “Shqiponja”, policë të rendit dhe ata të ndërhyrjes së shpejtë, janë stacionuar tashmë në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe kanë marrë nën kontroll situatën, ndërsa kjo pritet të jetë ndeshja e parë e këtij sezoni, që do të menaxhohet nga Policia e Shtetit. 

(Kosova Sot Online)