Çfarë ka humbur sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj

  • 29 September 2019 - 20:30
Çfarë ka humbur sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj

Trabzonspori e ka regjistruar fitoren e radhës në Superligën e Turqisë në futboll.

Në “Medical Park Arena”, Trabzonspori ka arritur ta mposhtë Besiktasin me rezultat bindës 4:1.

Në këtë ndeshje, futbollisti i Kosovës Donis Avdijaj nuk luajti nga minuta e parë.

Megjithatë istogasi u inkuadrua në fushë në minutën e 78-të të ndeshjes.

Ndërkaq, pesë minuta më vonë ai kishte një rast ideal për ta thelluar epërsinë e skuadrës së tij. I gjendur i vetëm përballë portierit të Besiktasit, goditja e Avdijajt përfundoi jashtë portës.


(Kosova Sot Online)