Mesazhi i Zidanit për BBH

  • 29 September 2019 - 23:36
Mesazhi i Zidanit për BBH

BBH nuk arriti të lë gjurmë në derbi, edhe pse Bale, Benzema kishin rastet e tyre, ndërsa Hazard vazhdon të luftojë me veten për të gjetur Edenin e Chelseas.

Eden Hazard vazhdon të vuajë në Real Madrid. Belgu, që u dëmtua në ditët e para në Spanjë, nuk e ka gjetur ende golin e parë me fanellën e Los Blancos.

Ai u kritikua për paraqitjen kundër Atletico Madrid, derisa Karim Benzema e Gareth Bale, gjithashtu nuk treguan aq sa duhet.

Sido që të jetë, Zinedine Zidane e ka pranuar se pjesa ofensive është ajo që po i kushton tani për tani Realit, sepse siç ka thënë ai, sa i përket anës defensive e tregon mirë fakti se Atletico nuk bëri asnjë goditje në drejtim të portës.

Eden Hazard

“Duhet të jemi me të. Ka bërë punë të mirë. S’kemi pasur shumë raste, por duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Duhet të nxjerrim në pah punën që bëmë të gjithë në terren”.

Karim Benzema

“Oblak ia ndaloi një goditje shumë të mirë me kokë. Kishim një portier të mirë përpara dhe ju duhet ta pranoni atë”.

Gareth Bale

“Është mirë. Është këtu dhe po bën mirë. Individualisht e dimë se mund t’i bëjmë më mirë gjërat në fazën ofensive”. 

(Kosova Sot Online)