Milani në krizë të thellë, flet trajneri Giampaolo

  • 30 September 2019 - 08:26
Milani në krizë të thellë, flet trajneri Giampaolo

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, ka këmbëngulur se beson në idetë e tij dhe se skuadra e tij nuk ishte e organizuar në humbjen kundër Fiorentinës mbrëmë në San Siro.

Humbja 3:1 në shtëpi kundër Fiotentinës veçse e ka thelluar në krizë Milanin, pasi kjo ishte disfata e katërt në gjashtë ndeshjet e para në Serie A.

Giampaolo u bë trajneri i parë i Milanit në 30 vjet që i humb katër nga gjashtë ndeshjet e para në ligë.

“Unë besoj në idetë e mia, por ky Milan u duk sikur nuk ishte stërvitur kurrë si ekip. Para tri ditëve luajtëm me karakter të madh dhe pashë momente të futbollit që më pëlqen. Sonte, luajtëm keq në nivel individual, pa organizim dhe pa ndjesi të përgjegjësisë kolektive”, tha Giampaolo.

“Unë e marr përgjegjësinë, natyrisht, por vazhdoj përpara sepse besoj në idetë e mia”, këmbënguli ai.

(Kosova Sot Online )