E zbulon agjenti: Barcelona u përpoq të nënshkruante me Lindelof

  • 30 September 2019 - 08:30
E zbulon agjenti: Barcelona u përpoq të nënshkruante me Lindelof

Victor Lindelof ka mundur të jetë një futbollist i gjigantit spanjoll Barcelonës.

Matthijs De Ligt ishte objektivi kryesor i katalunasve për repartin defensivë, por mbrojtësi holandez zgjodhi t’i bashkohej Juventusit. E pasi holandezi iu iku nga duart, Barcelona ka tentuar transferimin e mbrojtësit suedez të Man Utd, Victor Lindelof. Këtë gjë e ka zbuluar agjenti i lojtarit Hasan Cetinkaya për gazetën suedeze Aftonbladet.

“Lindelof ishte ndoshta lojtari më i mirë i Man Utd edicionin e kaluar dhe kishte shumë interesime nga klubet që janë edhe më të mira se United për momentin”.

“Kur De Ligt zgjodhi Juventusin, klienti im ishte zgjedhja e parë e Barcelonës. Mënyra e tij e të luajturit, ADN-ja e tij është shumë e afërt me lojën e Barcelonës”.

“Edhe pse ai u kërkua shumë nga Barcelona, në fund ishte Manchester United që nuk pranoi largimin e tij”, ka zbuluar Cetinkaya. 

(Kosova Sot Online )