“Puyol, kapiteni më i mirë me të cilin kam luajtur”

  • 30 September 2019 - 08:50
“Puyol, kapiteni më i mirë me të cilin kam luajtur”

lexis Sanchez thotë se ish-mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, është kapiteni më i mirë me të cilin ka luajtur.

Sanchez e lartësoi Puyolin pak ditë para ndeshjes së skuadrës së tij Inter kundër ish-klubit në Ligën e Kampionëve.

.

Sulmuesi kilian luajti përkrah Puyoli për tri vjet në Camp Nou, nga viti 2011 deri më 2014, dhe së bashku e fituan titullin në La Liga më 2013.

Ai u largua për t’iu bashkuar Arsenalit më 2014, para se t’i kalonte 18 muaj të mjerueshëm në Manchester United, ku ishte vetëm hija e lojtarit që kishte qenë në Londrën e veriut.

Sanchez shënoi gol në debutimin e tij si titullar për Interit në fitoren 3:1 kundër Sampdorias të shtunën – para se të përjashtohej nga loja më vonë – dhe thotë se ndihet i gatshëm për ndeshjen kundër ish-klubit të mërkurën.

“Kur shkova në Barcelonë, thuhej se ajo ishte Barcelona më e mirë në histori. E kishte Guardiolan, Messin, Xavin dhe Iniestan, të cilët nuk janë më aty”, tha Sanchez.

“Por e kishte edhe Puyolin, i cili për mua ka qenë kapiten i jashtëzakonshëm, më i miri që e kam pasur deri tani në karrierë”, shtoi ai

(Kosova Sot Online )