Jose Mourinho i dëshpëron klubet italiane

  • 30 September 2019 - 09:00
Jose Mourinho i dëshpëron klubet italiane

Jose Mourinho ka zbuluar se nuk do ta vazhdojë karrierën në ligën elitare italiane, Serie A, përkundër suksesit fenomenal me Interin vite më parë.

56-vjeçari i fitoi pesë tituj të mëdhenj gjatë qëndrimit dyvjeçar në San Siro, përfshirë tripletën historike më 2010, 

Pasi u udhëhoqi Interin drejt fitores 2:0 kundër Bayern Munich në finale të Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu atë vit, portugezi u largua menjëherë në drejtim të Real Madridit.

Përkundër shumë kujtimeve të lumtura në Itali, Mourinho nuk e sheh rikthimin e tij në futboll në atë vend, edhe pse thotë se ka qenë e vështirë të largohej.

“E ardhmja ime? Nuk mendoj se do të jetë në Itali”, tha Mourinho për Tiki Taka.

(Kosova Sot Online )