Arsenali e largon Ozilin në janar

  • 30 September 2019 - 10:28
Arsenali e largon Ozilin në janar

Arsenali është duke menduar ta largojë Mesut Ozilin nga klubi sapo të hapet afati kalimtar dimëror, sipas mediave britanike.

The Sun raporton se Arsenali dëshiron ta huazojë mesfushorin gjerman te ndonjë klub tjetër në janar.

Unai Emery ka ngurruar ta përdorë në formacionin e tij bazë Ozilin që prej se e zëvendësoi Arsene Wengerin në postin e trajnerit.

30-vjeçari ka luajtur vetëm 71 minuta deri tani këtë sezon në Premierligë.

Raportohet se klubi londinez është i gatshëm ta paguajë një pjesë të pagës masive, 350 mijë funte në javë, të Ozilit kudo që ai do të huazohej.

(Kosova Sot Online)