Lista e top-golashënuesve në Ipko Superligë: Manaj dhe Rexha ndajnë pozitën e parë

  • 30 September 2019 - 11:36
Lista e top-golashënuesve në Ipko Superligë: Manaj dhe Rexha ndajnë pozitën e parë

Ka përfunduar java e shtatë në Ipko Superligën e Kosovës, nën hijen e derbit gjilanas Gjilani – Drita 0-1.

E pas kësaj jave ka ndryshime edhe në listën e top shënuesve më të mirë në Ipko Superligë.

Tani pozita e parë mbahet nga dy golashënues, pasi Kastriot Rexha me dy golat e shënuar ndaj Ferizajt ka shkuar në koutën e pesë golave.

Po aq sa Rexha ka realizuar edhe talenti i Trepçës ’89, Arb Manaj.

Ndërkohë në pozitën e tretë është sulmuesi anësorë i Feronikelit, Mendurim Hoti me katër gola. 

Kjo është lista e top – 10 shënuesve më të mirë në Superligë:

Arb Manaj (Trepça 89’) 5
Kastriot Rexha (Feronikeli) 5
Mendurim Hoti (Feronikeli) 4
Blend Baftiu (Ballkani) 3
Tomislav Busiç (SC Gjilani) 3
Van – Dave Harmon (Drenica) 3
Arbër Hoxha (Ballkani) 3
Arbnor Muja (Trepça 89’) 3
Gerhard Progni (SC Gjilani) 3
Haxhi Neziraj (Feronikeli) 3

(Kosova Sot Online)