‘Dridhet’ Interi, Messi dhe Dembele rikthehen në stërvitje

  • 30 September 2019 - 12:57
‘Dridhet’ Interi, Messi dhe Dembele rikthehen në stërvitje

Leo Messi dhe Ousmane Dembele kanë marrë pjesë në stërvitjen e sotme të Barçës.

Ata mund të ftohen për ndeshjen e së Mërkurës kundër Interit në Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic.

Të dy sulmuesit nuk luajtën në ndeshjen e fundit të La Liga. Mungesat e tyre, të shtuara me atë të Ansu Fati, e kanë lënë Ernesto Valverde me shumë pak lojtarë për zonën e sulmit.

Katalanasit do të kenë edhe një stërvitje tjetër, përpara se Valverde të publikojë listën e të ftuarve.

Përveç pjesëmarrjes së Dembele dhe Messi në stërvitje morën pjesë edhe Inaki Pena, Guillem, Chumi, Mingueza, Sarsanedas dhe Carles Pérez.

(Kosova Sot Online)