6 ekipet që s’dinë ende për humbje në Evropë

  • 30 September 2019 - 13:06
6 ekipet që s’dinë ende për humbje në Evropë

Vetëm gjashtë ekipe në top pesë ligat në Evropë (Premierligë, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 2) nuk dinë ende për humbje.

Liverpooli e ka nisur furishëm në Angli, 7 ndeshje, 7 fitore – asnjë humbje dhe asnjë barazim, sinjale se ky mund të jetë sezoni i “Redsave” për të rrëmbyer titullin pas afër 30 viteve vuajtje në Angli.

Image

Në total, në këto 7 ndeshje, Liverpooli ka shënuar 18 gola dhe ka pranuar 5.

Në Spanjë, vetëm Real Madridi ende s’ka humbur këtë edicion në La Liga.

Pas shtatë xhirove, ekipi i Zinedine Zidane regjistron 4 fitore dhe 3 barazime – ka shënuar 12 gola, ka pranuar 6.

Image

Në Itali furishëm e kanë nisur sezonin Interi dhe Juventusi, që të dy skuadrat nuk dinë ende për humbje.

Më mirë qëndron Interi, që pas gjashtë xhirove është lider me 18 pikë, duke fituar gjitha ndeshjet, ka shënuar 13 gola dhe ka pranuar vetëm 2.
 

Image

Kurse Juve, ka 5 fitore dhe një barazim, gjendet në pozitën e dytë me 16 pikë – ka shënuar 11 gola, ka pranuar 5.
 

Image

Në Gjermani, pothuajse si gjithmonë, është FC Bayern München që prin me 14 pikë, dhe ende pa humbje në Bundesliga.

Ekipi i Niko Kovac ka katër fitore dhe 2 barazime pas gjashtë xhirove – ka shënuar 19 gola dhe ka pranuar 6.
 

Image

Në Bundesliga pa humbje vazhdon të jetë edhe Wolfsburgu, që pas gjashtë ndeshjeve, ka tri fitore dhe tri barazime.

Image


Ndërsa në Francë të gjitha skuadrat pas tetë xhirove kanë pësuar të paktën një humbje. Prin PSG-ja me 18 pikë, dy më shumë se Angers.

(Kosova Sot Online)