Turqi-Shqipëri, biletat dalin në shitje të premten

  • 30 September 2019 - 13:31
Turqi-Shqipëri, biletat dalin në shitje të premten

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se biletat për ndeshjen e radhës kualifikuese në EURO 2020 të Shqipërisë, kundër Turqisë, do të fillojnë të shiten më 4 tetor, në dyqanin e Federatës.

Shqipëria do ta vazhdojë rrugëtimin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 me përballjen me Turqinë, e cila do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20:45.

Për blerjen e cdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës si : emër/mbiemër/nr pasaporte. Sektori i tifozëve shqiptarë është ai me ngjyrë vjollcë.

Më poshtë do të gjeni edhe hartën e stadiumit “ëükrü Saracoëlu” në Stamboll:

(Kosova Sot Online)