Hazard: “La Ligën apo Champions Leaguen? Të dyja”

  • 30 September 2019 - 14:13
Hazard: “La Ligën apo Champions Leaguen? Të dyja”

Hazard thotë se Reali do të luftojë për La Ligën dhe Champions Leaguen.

Eden Hazard është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes në Champions League që Real Madridi do ta zhvillojë të martën me Club Brugge në “Santiago Bernabeu”.

Në mesin e shumë pyetjeve, ishte edhe se cilin trofe preferon ta fitojë me fanellën e bardhë në sezonin debutues.

“Ligën apo Championsin? Që të dyja. E dimë historinë e këtij klubi dhe marrëdhënien me Champions, por në Madrid duam t’i fitojmë të gjitha”, u përgjigj Hazard.

(Kosova Sot Online)