Sarri thotë se s’janë ende gati të luajnë me Ronaldo, Dybala e Higuain

  • 30 September 2019 - 15:43
Sarri thotë se s’janë ende gati të luajnë me Ronaldo, Dybala e Higuain

Maurizio Sarrit i pëlqen ideja që treshja sulmuese të jetë Ronaldo-Dybala-Higuain.

Por, trajneri i “Zonjë së Vjetër” thotë se s’janë ende gati për një treshe të tillë sulmuese, pasi kjo sipas tij, do të ndikonte në ekuilibrin e ekipit.

“Është diçka interesante të luajmë me Cristiano, Dybala e Higuain nga fillimi, por nuk jemi ende gati për balancën që kërkohet. Tani për tani, këtë mund ta tentojmë kohë pas kohe në ndonjë ndeshje”, u shpreh Sarri.

Juve do të zhvillojë ndeshjen e parë në Champions League në shtëpi të martën nga ora 21:00.

“Zonja e Vjetër” do të presë në Torino klubin gjerman, Bayer Leverkusen.

(Kosova Sot Online)