Kur gazetari e pyet Zidanin për peshën e Hazardit: “Qetësohu…”

  • 30 September 2019 - 16:13
Kur gazetari e pyet Zidanin për peshën e Hazardit: “Qetësohu…”

Forma e Eden Hazard s’ka të bëjë asgjë me fizikun. Kështu thotë trajneri, Zinedine Zidane.

Hazard është kritikuar për peshën, por Zidane insiston se i duhet ende kohë për t’u përshtatur me klubin e ri dhe futbollin në Spanjë dhe se forma e tij s’ka të bëjë asgjë me fizikun.

“Hazard, 100% fizikisht? S’ka të bëjë asgjë me fizikun. Qetësohu”, iu drejtua Zidane gazetarit.

“Këshillë për Hazardin? Nuk do t’i japë asnjë këshillë, se si duhet të jetë. Duam më shumë nga ai, por duhet të jemi të qetë. Nuk jam aspak i brengosur. Do të triumfojë këtu sepse është i mirë dhe kjo s’do të ndryshojë. Nëse e shohim nga nesër, edhe më mirë”, u shpreh Zidane.

Zizu ka kërkuar kohë, ashtu siç i kishte ndodhur atij.

“Mua më ka ndodhur ngjashëm dhe isha shumë i qet. E dija se do të funksionojë gjithçka me kohë. Isha më i keqi kur erdha nga Italia. Zgjati gati tre muaj. E di se Hazard do të jetë i rëndësishëm. Do të ecë përpara”.

(Kosova Sot Online)