Simeone – gjyqtarit të katërt: I ke topat shumë të vogël

  • 01 October 2019 - 09:43
Simeone – gjyqtarit të katërt: I ke topat shumë të vogël

Diego Simeone ishte tërbuar me gjyqtarët në barazimin e Atletico Madridit me Real Madridin, duke i akuzuar ata se e falen Sergio Ramosin duke mos e ndëshkuar me karton të kuq.

Trajneri argjentinas i Atleticos Simeone këmbënguli se kapiteni i Realit e kishte fyer gjyqtarin anësor gjatë ndeshjes derbi të fundjavë, kur i kishte thënë: “Bij bushtre”. 

Dy ditë pas ndeshjes, El Golazo de GOL e ka publikuar një video ku shihet Simeone duke bërë me gjeste me gishtat e tij që formojnë dy rrathë të vegjël dhe duke i thënë gjyqtarit të katërt: “I ke topat kaq të vogël”.

Simeone u zemërua për shkak se sulmuesi i tij Diego Costa ishte përjashtuar me karton të kuq kundër Barcelonës sezonin e kaluar për një fyerje të ngjashme si Ramosi, e cila i kushtoi me 8 ndeshje suspendim.  

(Kosova Sot Online )