Sanchez: Interi më bëri ta dashuroj futbollin përsëri

  • 01 October 2019 - 11:21
Sanchez: Interi më bëri ta dashuroj futbollin përsëri

Alexis Sanchez thotë se Interi e ka bërë të bjerë në dashuri me futbollin përsëri, pas një periudhe të vështirë në Manchester United.

Sanchez i dha fund një periudhe të mjerueshme 18-vjeçare në Manchester United gjatë verës duke iu bashkuar Interit si lojtar i huazuar me opsion për t’u blerë.

Sulmuesi kilian e shënoi golin e parë për zikaltrit në fundjavë kundër Sampdorias dhe thotë se është në Inter për ta fituar Ligën e Kampionëve.

“Ardhja në Inter ishte sikur rënia në dashuri me futbollin përsëri. Unë e njihja trajnerin dhe disa prej lojtarëve dhe besoj se ky klub po ndërton diçka të bukur për të ardhmen”, tha Sanchez për UEFA.com.

“Nëse nuk gaboj, Interi ka shtatë apo tetë vjet që nuk fiton asgjë. Kur erdha këtu ndjeva sikur rashë në dashuri me futbollin përsëri, bashkë me dëshirën për të fituar diçka me këtë klub”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)