“Silva ishte i hollë, i ngadalshëm, luante me një këmbë dhe nuk fliste anglisht”

  • 01 October 2019 - 11:45
“Silva ishte i hollë, i ngadalshëm, luante me një këmbë dhe nuk fliste anglisht”

“I hollë, i ngadalshëm, majtakë dhe nuk e dinte pozicionin e tij”. Kjo është përshtypja e parë që ish-portieri i Manchester City, Joe Hart, e kishte krijuar për mesfushorin spanjoll David Silva.

“Ai dukej si person i mirë, por nuk fliste anglisht”, tregoi Hart, tani portier i Burnley në Premierligë.

Hart ka zbuluar se ish-bashkëlojtari i tij Silva nuk i kishte lënë mbresa të mira në Manchester City.

Silva dhe Hart luajtën për gjigantin anglez nga viti 2010, kur spanjolli i ishte bashkuar Cityt.

Ish-numri një i Anglisë e ka pranuar se Silva e kishte zhgënjyer në fillim, pas marrëveshjes që i kushtoi të kaltërve nga Mançesteri plot 30 milionë euro.

Megjithatë, Hart tani e gjuan magjik mesfushorin 33 vjeç.

“Por ai shumë shpejt e ngriti nivelin, u adaptua me ekipin dhe shfaqi aftësitë e tij. Është çmenduri. Ai është lojtar shumë i kompletuar, dhe pika e vetme negative e tij është gjatësia”, theksoi ai.
 

Image

(Kosova Sot Online)