Muriqi vs Falcao, vërtetohet fituesi i duelit

  • 01 October 2019 - 12:54
Muriqi vs Falcao, vërtetohet fituesi i duelit

Derbi i madh turk ndërmjet Galatasarayt dhe Fernerbahces është mbyllur pa fitues dhe pa gola në fundjavën që lamë pas. Por, fituesi i vetëm i derbit të jashtëzakonshëm ka rezultuar sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Qysh para përballjes ndërmjet dy rivalëve të përbetuar mediat turke pyesnin se kush do të dal më i suksesshëm nga ky derbi, sulmuesi i Galatasarayt,  Radamel Falcao, apo ai i Fenerbahçes, Vedat Muriqi.

Asnjëri prej tyre nuk ia doli të shënojë gol. Por, statistikat e nxjerra pas ndeshjes rezultojnë dukshëm në favor të yllit kosovar që po kalon në formë të lartë, shkruan Express.

Muriqi – Falcao

Goditje: 1 : 0

Driblime: 5 : 2

Pjesëmarrës në aksionet sulmuese: 8 : 2

Topa të fituar: 3 : 0

Pasime të kompletuara: 13 : 10

Duele të fituara në ajër: 17 : 4.

(Kosova Sot Online)