Solskjaer: Kam shumë arsye për të pasur vetëbesim

  • 01 October 2019 - 13:41
Solskjaer: Kam shumë arsye për të pasur vetëbesim

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se ai ka shumë arsye për të pasur vetëbesim, përkundër që “Djajtë e kuq” e kanë shënuar fillimin më të keq të një sezoni në epokën e Premierligës.

Scott McTominay e kaloi skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer në epërsi me një gol të mrekullueshëm në përfundim të pjesës së parë, por goli i Pierre Emerick-Aubameyang në pjesën e dytë ia mohoi fitoren “Djajve të kuq”.

Pas shtatë ndeshjeve në sezonin 2019/20, skuadra e Solskjaer i ka fituar vetëm dy sosh, duke i grumbulluar nëntë pikë.

Unitedi renditet në pozitën e 10-të në Premierligë, në pjesën e sipërme të renditjes vetëm falë goldallimit, pasi ka mbledhur pikë të barabarta me Burnley.

“Ka shumë gjëra që më japin mua shumë vetëbesim. Ne mund të flasim për paraqitje, por rezultatet kanë rëndësi. Ti mund të flasësh për rezultate, unë mund të them se kemi luajtur mirë në gjashtë prej shtatë ndeshjeve të zhvilluara”, ka thënë Solskjaer.

Kjo nënkupton se ky është fillimi më i keq i sezonit për Unitedin në epokën e Premierligës.

Fillimin më të keq të sezonit në ligën elitare angleze, Unitedi e kishte përjetuar më edicionin 1989/90, kur kishte mbledhur vetëm shtatë pikë në shtatë ndeshje.

(Kosova Sot Online)