Alvesi e lavdëron Guardiolën: Futbolli na e dhuroi atë gjeni

  • 01 October 2019 - 13:58
Alvesi e lavdëron Guardiolën: Futbolli na e dhuroi atë gjeni

Dani Alves beson se Pep Guardiola është gjeni dhe dhuratë për futbollin, duke e vlerësuar trajnerin e Manchester Cityt për sukseset e tij në Angli, Spanjë dhe Gjermani.

Hapat e parë drejt karrierës së suksesshme, Pep Guardiola i bëri në Barcelonës, pasi u promovua nga roli i trajnerit të ekipit B të katalonasve në vitin 2008.

Gjatë periudhës katërvjeçare atje, ai i fitoi tre trofe të La Ligës, dy trofe të Kupës së Mbretit dhe edhe dy trofe të tjera të Ligës së Kampionëve.

Guardiola shijoi më tutje edhe suksese të tjera në Gjermani, mes vitit 2013 dhe 2016, para se të vazhdonte me të njëjtat suksese edhe me Manchester Cityn, me të cilët e fitoi tripletën vendore në sezonin 2018/19.

Guardiola tani konsiderohet njëri ndër trajnerët më të mirë në histori të futbollit. Njëri prej njerëzve që e ka këtë qëndrim është ish-lojtari i tij, Dani Alves.

“Mendoj se Pepi është gjeni. Një gjeni që futbolli na e ka dhuruar si trajner dhe si person. Ai arrin ta nxjerrë më të mirën nga të gjithë, edhe nga ata të cilët nuk luajnë shumë minuta. Ai krijon sinergji dhe shumë respekt mes lojtarëve të një skuadre”, tha Alves.

“Kjo gjë e bën atë person shumë të veçantë në jetën time. Mendoj se ai është gjeni jokonformist, gjeni metodik, gjeni perfeksionist dhe mendoj se këto gjëra e bëjnë atë shumë të veçantë”.

“Kudo që shkon, mund të fitojë më shumë ose më pak, por mendoj se një lojtar nuk do të jetë kurrë më i njëjtë pasi të punojë me të. Çdo ditë mëson diçka të re, është sikur të shkosh në një orë mësimore në kolegj. Është një disiplinë pasi që ti mëson diçka më shumë”.

(Kosova Sot Online)