Takimi i fundit mes Real Madridit dhe Club Brugge solli eliminimin e “Los Blancos”

  • 01 October 2019 - 16:50
Takimi i fundit mes Real Madridit dhe Club Brugge solli eliminimin e “Los Blancos”

Real Madridi dhe Club Brugge janë përballur me njëri-tjetrin vetëm një herë tjetër në histori në Spanjë, në vitin 1976/78, kur klubi belg i eliminoi “Los Blancos” nga Kupa Evropiane.

Ndeshja mes dy skuadrave u zhvillua në stadiumin “La Rosaleda” në Malaga, shkaku i një dënimi prej dy ndeshjeje që klubi ishte duke e vuajtur qysh nga sezoni paraprak, kur tifozët e tyre e sulmuan Erich Linemayer, gjyqtarin e ndeshjes kundër Bayern Munichut.

Real Madridi e luajti ndeshjen e parë si nikoqir në “Estadio Luis Casanova” në Valencia kundër Stal Mielec dhe kaloi në rundin e radhës në Kupën Evropianë falë fitores me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Ndeshja e parë e rundit vijues ishte ajo kundër klubit belg në Malaga, ku Los Blancos nuk arritën ta mposhtin kundërshtarin e tyre.

Pas një barazimi pa gola në atë ndeshje, dy skuadrat u takuan sërish në Belgjikë, ku Club Brugge shënoi fitore me rezultat 2:0, falë një goditjeje të Ulrik le Fevres dhe një autogoli nga Benito Rubinan.

Djemtë e Zinedine Zidanit do të shpresojnë se do të arrijnë rezultat më të mirë kundër Brugge këtë sezon, duke u nisur në këtë ndeshje më qëllimin për ta lënë në harresë disfatën 2:0 kundër Paris Saint-Germainit në Paris, në xhiron e parë të fazës së grupeve të këtij edicioni të ri të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online)