Kaq pritet të kushtojnë biletat e ndeshjes Kosovë-Mali i Zi

  • 01 October 2019 - 18:51
Kaq pritet të kushtojnë biletat e ndeshjes Kosovë-Mali i Zi

Kosova do të luajë ndeshjen kualifikuese në muajin tetor ndaj Malit të Zi.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, pritet të ketë rëndësi të madhe për Kosovës pasi fitorja e mban në rrugë për kualifikim të Euro2020.

Sot kompania e autorizuar për bileta “tiks.app”, ka njoftuar se shitja e biletave do të bëhet me datë 7 tetor nga ora 16:00.

Kurse çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë nga 5 euro deri në 80 euro ajo VIP.

Çmimet e biletave per ndeshjen Kosove V Mali I Zi do te jene:

VIP – 80 euro

Perëndim – 15 dhe 20 euro

Lindje – 10 dhe 15 euro

Veri dhe jug – 5 euro.


(Kosova Sot Online)