Zidane: Goli i parë që pranuam ishte qesharak, më pëlqeu reagimi

  • 02 October 2019 - 08:26
Zidane: Goli i parë që pranuam ishte qesharak, më pëlqeu reagimi

Real Madridi ka barazuar në shtëpi 2-2 me Club Brugge në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri Zinedine Zidane e ka etiketuar golin e parë të belgëve si qesharak dhe këtë ia atribuoi mungesës së përqendrimit të skuadrës së tij.

Los Blancos ishin në disavantazh 2-0 në pjesën e parë, por ata u rikthyen dhe barazuan në pjesën e dytë me golat e Sergio Ramos dhe Casemiro. “Goli i parë që kemi pranuar ishte qesharak. Filluam keq, dhe nga minuta e 10 nuk ishim të përqendruar në zonat ku kundërshtari mund të na dëmtonte”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes. “Kur shënuan të parin, ata morën një shtytje të fortë dhe ne ishim edhe më keq, dhe ata shënuan të dytin. Unë insistoj që jam i kënaqur për pjesën e dytë, Ishte një rezultat i keq, por reagim i mirë”.

“Nuk mund të jemi të lumtur; kemi luajtur 45 minuta krejtësisht ndryshe nga 45 minutat tjerë. Jam i lumtur me reagimin, megjithëse nuk jam i kënaqur me pikën”.“Unë u thashë atyre që kemi 45 minuta për ta ndryshuar këtë, dhe ata e ndryshuan atë”, shtoi francezi kur u pyet çfarë iu tha në pushimin mes pjesëve.

“Ata dolën me më shumë qëndrim dhe donin të merrnin përsipër lojën”. Real Madridi ka marr vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve dhe Zidane pranoi që situata e skuadrës së tij në Evropë nuk është ideale.

“Ne kemi ndeshjen e radhës në ligë dhe e dimë se jemi në një situatë pak më të keqe në Ligën e Kampionëve, por do të vazhdojmë [luftimin]”, përfundoi trajneri i Mbretërve. 

(Kosova Sot Online )