Natë e ankthshme për Thibaut Courtois

  • 02 October 2019 - 08:51
Natë e ankthshme për Thibaut Courtois

Thibaut Courtois pati një natë të ankthshme të martën në Ligën e Kampionëve.

Courtois u zëvendësua menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen e Real Madridit kundër Club Brugge, derisa rezultati ishte 2:0 në të mirë të klubit belg në Santiago Bernabeu,

 

Portieri madrilen ndjeu probleme me stomakun, pasi u fishkëllye nga tifozët e vet pas golit të dytë të Brugge.

Burgge i shënoi dy gola nga tri goditje në portë dhe kur Courtois prekte topin, pasi i kishte pranuar dy gola, tifozët e ngrinin zërin kundër tij.

Ish-portieri i Chelsea ka kaluar nëpër formë të dobët në këtë fillim sezon, edhe pse nuk e pranoi asnjë gol në ndeshjet e fundit, kundër Sevillës dhe Atletico Madridit.

Alphonse Areola e zëvendësoi belgun pas përfundimit të pjesës së parë dhe bëri një pritje jetësore për t’ia pamundësuar Brugge epërsinë prej 3:0, para se Madridi të shënonte dy herë për të barazuar 2:2 në fund.

(Kosova Sot Online )