Turqi-Shqipëri, biletat për tifozët shqiptarë kushtojnë vetëm 6 euro

  • 02 October 2019 - 10:24
Turqi-Shqipëri, biletat për tifozët shqiptarë kushtojnë vetëm 6 euro

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Turqi-Shqipëri, do të fillojnë të shiten në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF-së.

Kjo përballje e kuqezinjve do të zhvillohet në datën 11 tetor 2019, ora 20:45.  Bileta kushton 700 lekë (rreth 6 euro) dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta.

Për blerjen e çdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës si : emër/mbiemër/nr pasaporte. Sektori i tifozëve shqiptarë është ai me ngjyrë lejla (vjollcë).

Më poshtë është pasqyruar harta e stadiumit “ëükrü Saracoëlu” në Stamboll:

(Kosova Sot Online)