Neymar, Mbappe dhe Verrati, të ftuarit specialë të modeles së njohur

  • 02 October 2019 - 10:51
Neymar, Mbappe dhe Verrati, të ftuarit specialë të modeles së njohur

Modelja e njohur franceze, Cindy Bruna, organizoi një festë madhështorë me rastin e 25-vjetorit të lindjes.

Ajo kishte ftuar edhe disa lojtarë të rëndësishëm të PSG, si Neymar, Mbappé e Marco Verratti (është përfolur se me mesfushorin italian ka patur një lidhje të shkurtër).

Festa u organizua në “Hotel Lutetia”, në lagjen Saint-Germain-des-Prés. Bruna është një modele e famshme, pasi ka sfiluar edhe Victoria’s Secret, Calvin Klein dhe Armanin.

Duket se Neymar i ka hedhur pas polemikat e merkatos, pasi përveçse me gola në fushën e blertë, por shkëlqen edhe në festat e personazheve të njohura.



(Kosova Sot Online)