Kapiteni i Tottenham: U dorëzuam shumë lehtë kundër Bayernit

  • 02 October 2019 - 14:34
Kapiteni i Tottenham: U dorëzuam shumë lehtë kundër Bayernit

Hugo Lorris thotë se Tottenhami u dorëzua shumë lehtë gjatë humbjes 7:2 kundër Bayern Munich dhe e pranon se skuadra, kapiten i së cilës është vetë ai, nuk ka vend për gabime më në Ligën e Kampionëve.

Ish-anësori i Arsenalit Serge Gnabry udhëhoqi kampionin gjerman drejt triumfit madhështor duke i shënuar katër nga shtatë golat e së martës mbrëma në Tottenham Hotspur Stadium.

Kjo ishte humbja më e thellë e Tottenhamit në shtëpi në një garë kaq të madhe.

Disfata nënkupton se Tottenhami renditet i fundit në Grupin B me vetëm një pikë nga dy ndeshje dhe kapiteni Lloris thotë se skuadra nuk guxon të bëjë më lëshime.

“Ndihem shumë keq për tifozët, kryesisht sepse ne u dorëzuam shumë lehtë dhe rezultati ishte edhe më i keq”, tha Lorris.

“Kjo është një natë që na prek shumë. Tani duhet të tregojmë karakter dhe ta harrojmë këtë. Dy ndeshjet kundër Crvena Zvezdës do të jetë edhe më të rëndësishme – nuk guxojmë të humbasim pikë më”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)