Nuhiu fiton besimin e trajnerit

  • 02 October 2019 - 15:29
Nuhiu fiton besimin e trajnerit

Sulmuesi kosovar, Atdhe Nuhiu ishte sërish titullar për Sheffield Wednesday mbrëmë, në ndeshjen kundër Hull Cityt.

Sheffieldi pësoi disfatë 1:0 në ndeshjen e mbrëmshme, në kuadër të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli.

Megjithatë, përkundër disfatës, kjo ndeshje e solli një lajm të mirë për Nuhiun. Sulmuesi kosovar më në fund po e fiton besimin e trajnerit Garry Monk, duke qenë titullar në dy ndeshjet e fundit radhazi.

Këto janë dy ndeshjet e vetme nga 11 gjithsej në të cilat 30-vjeçari ka qenë titullar. Ai kishte luajtur edhe në katër ndeshje të tjera paraprakisht, mirëpo të gjitha ishin vetëm në minutat e fundit të lojës.

Në ndeshjen e mbrëmshme, Nuhiu luajti plot 90 minuta dhe u vlerësua me notën 6.6 nga SofaScore.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 58-të të ndeshjes, për shkak të një ndërhyrjeje.