Liverpool me formacion të fortë kundër Salzburgut

  • 02 October 2019 - 19:57
Liverpool me formacion të fortë kundër Salzburgut

Jurgen Klopp nuk dëshiron ti lërë asgjë rastësisë dhe ka hedhur sot një formacion të fortë në ndeshjen e tyre kundër Salzburg

Liverpool pret sonte në Anfield Road skuadrën kampione të Austrisë, Salzburg dhe për këtë ata kanë hedhur një ekip shumë të fuqishëm në fushë.

Image

Jurgen Klopp nuk ka bërë rotacion kurse sot do të startojnë në vijën e sulmit treshja e njohur sulmuese Salah, Mane dhe Firmino.

Në anën tjetër Salzburg luan me Hwang dhe Daka në vijën e sulmit.

Liverpool kërkon fitoren e parë në Champions në sezonin e ri pasi që ka humbur në ndeshjen e parë kundër Napolit.

(Kosova Sot Online)