Dortmundi fiton në Pragë, Napoli zhgënjen në Belgjikë

  • 02 October 2019 - 21:02
Dortmundi fiton në Pragë, Napoli zhgënjen në Belgjikë

Borussia Dortmund ka arritur një fitore që ia ka dhënë atyre tri pikët e para në grup, ndërkaq Genk është treguar një skuadër e fortë për Napolin, të cilën skuadër e ka ndal me rezultat 0-0 në Belgjikë  

Gjermanët shënuan dy gola kundër Slavia Pragës dhe të dy u shënuan nga një lojtarë, talenti i Real Madridit, Ashraf Hakimi.

I huazuari nga Los Blancos golin e parë e shënoi në minutën e 35-të, pasi kaloi tërë mbrojtjen e Realit, kurse golin e dytë e shënoi në minutën 89-të pas një kundërsulmi klasik të Borussia Dortmund.

Borussia kështu fiton tri pikët e para në Ligën e Kampionëve dhe për momentin prin e para me katër pikë derisa të zhvillohet ndeshja Barcelona-Inter që fillon në ora 21:00.

Genk, mollë e fortë për Napolin

Nënkampioni i Italisë, Napoli në anën tjetër kanë zhgënjyer sot në Belgjikë ku janë përballur me skuadrën kampione të Belgjikës, Genk.

Napoli edhe pse ishte menduar se do ta dominojë këtë ndeshje, momentalisht nuk ndodhi kështu.

Për shkak se Genk arriti që të kishte edhe posedim dhe disa herë arriti që të rrezikonte portën e Napolit.

Napoli për momentin është në vendin e parë me 4 pikë kurse pas tyre është Salzburg me tri pikë e të cilët janë mysafirë të kampionit aktual të Ligës së Kampionëve, Liverpool.


(Kosova Sot Online)