Barcelona rikthehet kundër Interit, Suarez shkëlqen

  • 02 October 2019 - 22:57
Barcelona rikthehet kundër Interit, Suarez shkëlqen

Interi ka bërë një ndeshje të mirë kundër Barcelonës. Megjithatë ata kanë humbur epërsinë prej 1-0 në 2-1 e ku shkëlqeu sulmuesi veteran Luis Suarez

Barcelona me Messi por jo në elementin e tij më të mirë ka arritur që ti marrë tri pikë sonte në Camp Nou.

Skuadra italiane ka bërë një ndeshje shumë të mirë në pjesën e parë ku arriti që të kalojë në epërsi që në minutën e 3-të te takimit me anë të Lautaro Martinez i cili mori një top të mirë nga Alexis Sanchez.

Por, nuk ishte vetëm ky rast i Interit në pjesën e parë.

Martinez ka mundur që të shënojë edhe golin e dytë në minutën e 35 por Ter Stegen bëri një pritje fenomenale për ta mbajtur rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë Barcelona vazhdonte të kishte posedimin dhe krijoi disa shanse por goli i barazimit erdhi në minutën e 58-të ku Vidal bëri një krosim të mirë për Suarez i cili shënoi një supergol me vole.

Suarez ishte përsëri në elementin e tij më të mirë dhe ishte ai që sonte bëri diferencën në fushë.

Kur mendohej që ndeshja do të përfundonte me barazim, ai merr një top të mirë nga Messi, lirohet për mrekulli nga mbrojtësit italian dhe shënon golin e dytë në minutën e 84-të.

Me këtë fitore Barcelona është në pozitën e dytë me katër pikë pas Borussia Dortmundit që fitoi sonte kundër Slavia Pragës.

Vendin e tretë dhe të katër e ndanë Interi përkatësisht Slavia Pragës. 


(Kosova Sot Online)