Chelsea merr fitore të rëndësishme në Francë

  • 02 October 2019 - 23:34
Chelsea merr fitore të rëndësishme në Francë

Pas humbjes befasuese nga Valencia në Stamford Bridge në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, Chelsea ka arritur një fitore të madhe kundër Lille në ndeshjen e dytë si mysafirë

Chelsea ka marrë tri pikët e para në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.

Ishte një ndeshje e baraspeshuar por që londinezët arritën që në fund ta fitojnë atë.

Blutë kaluan në epërsi në minutën e 22-të.

Ishte sulmuesi i ri i kësaj skuadre, Abraham që shënoi golin e parë pas një tollovie në zonën e 16 metërshit të Lille.

Por LOSC Lille barazoi rezultatin pas 11 minutave. Ishte Victor Osimhen që shënoi dhe me rezultat 1-1 përfundon pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Chelsea ishte me kërkues dhe arriti që të shënoi në minutën e 78 me anë të veteranit Willian.

Kjo është fitorja e parë e Chelsea këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe vjen pas humbjes se tyre në Stamford Bridge 0-1, tri javë më parë.


(Kosova Sot Online)