Klopp: Salzburg i dha mësim të rëndësishëm Liverpoolit tim

  • 03 October 2019 - 09:03
Klopp: Salzburg i dha mësim të rëndësishëm Liverpoolit tim

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e pranon se skuadra e tij mori një mësim të rëndësishëm pasi e mundi RB Slazburgun 4:3 në një ndeshje triller në Anfield.

Liverpooli e çoi dëm një epërsi prej 3:0 kundër Salzburgut, duke i pranuar tre golat të shpejtë, por Mohamed Salah shënoi rreth njëzet minuta para fundit për t’ia siguruar fitoren dramatike të kuqve, të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Kjo ishte fitorja e parë e kampionit në fuqi të Ligës së Kampionëve në dy ndeshjet e para në Grupin E, pas humbjes kundër Napolit në ndeshjen hapëse.

“Sonte morëm një mësim të rëndësishëm. Unë parapëlqej ta marrë mësimin në lojë e jo pas lojës, sepse, edhe sikur të humbim 4:3, do të kishte qenë i njëjti mësim”, tha Klopp pas ndeshjes.

“Ne fituam 4:3, rrëmbyem edhe pikët dhe mësuam shumë, prandaj jam mirë. E dija se duhej të përmirësoheshim shumë, ama tani e dinë të gjithë mbase”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )