Liga e Evropës i përball dy kosovarë mes vete

  • 03 October 2019 - 12:27
Liga e Evropës i përball dy kosovarë mes vete

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e rrethit të dytë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës. Përderisa nuk do të ketë përballje mes klubeve të mëdha evropiane, për kosovarët do të zhvillohen disa ndeshje interesante.

Në përballjen e Grupit C, në orën 21:00, do të përballet Trabzonspori i Donis Avdijajt dhe Baseli i Edon Zhegrova.

Arsenali do të përballet me Standard Liegen e Mergim Vojvodës në “Emirates”, ku të dyja skuadrat do të tentojnë ta vazhdojnë ecurinë e fitoreve në Ligën e Evropës.

Sonte do të dalin në skenë edhe disa klube të tjera favorite për titullin e kampionit. Manchester United është mysafir i AZ Alkmar, ndërsa Roma luan me Wolfsbeger.

Lazio e Valon Berishës luan kundër Rennes derisa ndeshje interesante është edhe ajo në mes të Sevillës dhe APOEL. 

(Kosova Sot Online)