Smith, në gjykatë: Tentova ta rrëmbej Ozilin dhe Kolasinacin

  • 03 October 2019 - 16:03
Smith, në gjykatë: Tentova ta rrëmbej Ozilin dhe Kolasinacin

Ashley Smith e ka pranuar se kishte tentuar t’i rrëmbejë dy lojtarët e Arsenalit,  Mesut Ozilin dhe Sead Kolasinacin, në një incident që fillimisht ishte besuar se kishte qenë tentim për vjedhjen e një veture.

Dy futbollistët u konfrontuan nga dy të persona të armatosur me thika më 25 korrik, në Londër.

Kolasinaci u kap nga disa kameria sigurimi duke i larguar dy personat e armatosur, përderisa Ozil hyri në vetyrë dhe dyshja shkoi shpejt në një restorant lokal për të kërkuar ndihmë.

Rreth dy muaj pas këtij incidenti, Ashley Smith, 30-vjeçar, dhe Jordan Northover, 26-vjeçar, u paditën për këtë tentim grabitje dhe për mbajtje të armëve në vend publik. Smith akuzohet edhe për posedim të kanabisit.

Ashley Smith u shfaq  në gjykatën e Snaresbook përmes një lidhjeje me video, duke e pranuar fajësinë për tentim plaçkitjeje. 30-vjeçari do ta marrë dënimin përfundimtar më 1 nëntor, në të njëjtën gjykatë.

Pas këtij incidenti, Arsenali ishte detyruar ti lë dyshen në shtëpi për ndeshjen e parë kundër Newcastle për shkak të “sigurisë së lojtarëve”.

Trajneri Unai Emery kishte thënë se do ta shikojë gjendjen e dy lojtarëve në 48 orët e ardhshme dhe do ta marrë vendimin se a të startojnë në ndeshjen e dytë të sezonit.

“Po, jam 100 për qind i sigurt që mentalisht janë gati. Një qind për qind jam për këtë. Mentaliteti i tyre, fokusi i tyre në stërvitje dhe ndeshje është pozitiv”.

“Dëshiroj që t’i ndihmoj ata që të jetojnë normalisht me ne, të stërviten, të mendojnë dhe të fokusohen në çdo stërvitje të çdo ndeshje”.

“Ata janë kthyer në stërvitje që në ditën e parë, të martën. Kanë pasur një ditë pushim por kanë ardhur që në fillim të stërviten me ne”.

(Kosova Sot Online)