Pogba mbetet jashtë skuadrës së Francës, kthehen Mbappe dhe Kante

  • 03 October 2019 - 17:05
Pogba mbetet jashtë skuadrës së Francës, kthehen Mbappe dhe Kante

Kylian Mbappe, N’Golo Kante, Presnel Kimpembe dhe Steve Mandanda janë kthyer në skuadrën e Francës për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 kundër Islandës dhe Turqisë, mirëpo Paul Pogba ka mbetur jashtë skuadrës shkaku i një lëndimi.

Pasi mungoi në fitoret e muajit të kaluar kundër Shqipërisë dhe Andorrës shkaku i një lëndimi muskulor, Kylian Mbappe është ftuar sërish në ekipin kombëtar të Francës, pasi që edhe luajti disa mintua në ndeshjet e fundit të Paris Saint-Germainit.

Kante është gjithashtu i përfshirë në listën e Didier Deschamps për ndeshjet e radhës, pasi që problemet me lëndime e kishin mbajtur atë jashtë ndeshjeve të shtatorit. Mbrojtësi Kimpembe dhe portieri veteran Mandanda gjithashtu jashtë shpërblyer për paraqitjen e mira me PSG-në dhe Marseille.

Megjithatë, sërish në skuadrën e Francës nuk ka vend për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban, pasi që ai është ende në proces rikuperimi nga lëndimi në kyçin e këmbës, që e kishte pësuar më herët këtë sezon.

Ylli i Manchester Unitedit fillimisht kishte qenë në listën e Francës për ndeshjet e shtatorit, mirëpo pastaj francezët ishin detyruar ta zëvendësojnë atë me Matteo Guendouzin e Arsenalit.

Pogba u kthye në fushën e blertë javën e kaluar, kundër Rochdale, e pastaj luajti 90 minuta kundër Arsenalit të hënën. Mirëpo, ai është lënë jashtë skaudrës për ndeshjen e sotshme të Ligës së Evropës. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e konfirmoi se francezit i duhet më shumë trajtim dhe pushim.

Kampionia e botës, Franca, radhitet në pozitën e dytë në tabelën e Grupit H, pasi që humbja e tyre e vetme në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 kishte ardhur kundër Turqisë në qershor.

Djemtë e Deschamps do të përballen me Islandën në Reykjavik të premten e ardhshme, para se ta presin Turqinë, liderin e grupit, në “Stade de France” të hënën vijuese. 


(Kosova Sot Online)