Unitedi e nis me katër lojtarë të akademisë përballjen me Alkmaar

  • 03 October 2019 - 17:52
Unitedi e nis me katër lojtarë të akademisë përballjen me Alkmaar

Manchester Unitedi ka udhëtuar në Holandë për përballjen me AZ Alkmaarin në kuadër të Ligës së Evropës, që do të zhvillohet sonte në orën 18:55.

“Djajtë e kuq” do të tentojnë ta sigurojnë një fitore bindëse kundër holandezëve, për të qenë në humor të mirë para përballjes me Newcastle në Premeirligë këtë fundjavë.

Lojtarët e Ole Gunnar Solskjaer së fundi luajtën të hënën, në barazimin 1:1 në shtëpi kundër Arsenalit. Edhe pse “Djajve të kuq” u mungojnë disa lojtarë kryesorë për këtë ndeshje, ata janë favoritë për ta siguruar sonte fitoren e dytë radhazi në Evropë.

Kundërshtarët e tyre holandezë barazuan 2:2 me Partizanin e Beogradit në ndeshjen hapëse të Grupit L të edicionit të ri të Ligës së Evropës, gjatë muajit shtator, përkundër që kishin luajtur me dhjetë lojtarë.

Mirëpo, skuadra e Eredivisie, nivelit të parë të futbollit në Holandë, do të shpresojë se do të mundë t’i shmangë incidentet e atilla kundër skuadrës së Solskjaerit sonte.

(Kosova Sot Online)