Capello: Juventusi dëshironte ta huazojë Messin

  • 03 October 2019 - 18:33
Capello: Juventusi dëshironte ta huazojë Messin

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, ka bërë të ditur se ai i kishte kërkuar Frank Rijkaardit të Barcelonë Lionel Messin në formë huazimi.

I njohur tani nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, Lionel Messi e kishte shfaqur talentin e tij qysh në moshë të re për Barcelonën, pasi u shpërngul atje nga Argjentina në moshën 13-vjeçare.

Barcelona e kishte problem ta inkuadrojë Messin në ekipin e parë për shkak të rregullës se në skuadër s’mund t’i kenë më shumë sesa tre futbollistë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Ky problem i Barcelonës dhe paraqitja e Messit në ndeshjen e vlefshme për Gamper Trophy e kishin shtyrë Capellon t’ia kërkojë Rijkaardit Messin në formë huazimi në vitin 2003.

“Unë e takova Messin për herë të parë kur ai ishte 16-vjeçar në Gamper Trophy. Kur ai doli në fushë, ai i çmendi tifozët. Unë shkova te Rijkaardi dhe e pyeta nëse mund të na i huazojë”, zbuloi Capello.

“Ata e kishin një problem me rregullën për tre lojtarë me nënshtetësi jashtë BE-së që mund t’i kishin në skuadër, por ai më tha se ata do ta gjejnë një mënyrë për ta aktivizuar Messin”, përfundoi italiani.

Messi u shpërblye me çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit këtë muaj, ndërsa është njëri ndër tre kandidatët kryesorë për ta fituar edhe Topin e Artë e këtij viti.

(Kosova Sot Online)