Vojvoda sot ka punë të vështirë me Arsenalin

  • 03 October 2019 - 20:07
Vojvoda sot ka punë të vështirë me Arsenalin

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka startuar në formacionin e sotëm të Standard Liege që nga minuta e parë, derisa në anën tjetër për Arsenalin ka startuar edhe Shkodran Mustafi.

Skuadra e Vojvodës ka startuar me një formacion tepër mbrojtës kundër Arsenalit 4-5-1 kurse për herë të parë pas afër një viti për Arsenalin kthehet mbrojtësi i djathtë Hector Bellerine.

Arsenali përndryshe ka startuar në këtë ndeshje me lojtarë të ri, madje Unai Emery sulmin ia ka besuar të rinjve të Arsenalit, Nelson, Martinelli dhe Maitland Niles që sot starton në sulm.

(Kosova Sot Online)