Manchester vazhdon agjerimin, barazon me AZ, asnjë goditje në portë

  • 03 October 2019 - 20:56
Manchester vazhdon agjerimin, barazon me AZ, asnjë goditje në portë

Manchester United ka vazhduar formën e tyre të dobët pa fitore edhe në Europa Ligë

Pas ecurisë tepër të dobët në Premier Ligë, Manchester United ka vazhduar me rezultate të tilla edhe në Europa Ligë ku sonte nuk ka arritur më shumë se një barazim sonte në Holandë.

Madje, AZ ishin më të mirë në këtë ndeshje dhe kishin disa mundësi të mira për ta fituar atë.

United pati vetëm 49 për qind të posedimit të topit, kurse AZ 51 për qind.

Edhe goditjet e në portë ishin më shumë në të mirë të AZ të cilët patën katër goditje brenda portës kurse Manchester asnjë.

Pas dy ndeshjeve, Manchester United vazhdon të jetë në vendin e parë me vetëm 4 pikë aq sa ka Partizani i Beogradit që sonte fitoi kundër Astanas në ndeshjen e dytë në Grupin L.


(Kosova Sot Online)