Arsenali e deklason Standardin e Vojvodës

  • 03 October 2019 - 22:56
Arsenali e deklason Standardin e Vojvodës

Arsenali e ka mundur me rezultat 4-0 skuadrën e Standard Liege ku luan edhe lojtari i Kombëtares se Kosovës, Mërgim Vojvoda. Standard u mund shumë herët në këtë takim, që në pjesën e parë ku skuadra e Arsenal, kryesisht me lojtarë të ekipit të dytë dhe të rinj shënoi tre gola kurse goli katër erdhi në pjesën e dytë.

Arsenali e ka mundur me rezultat 4-0 skuadrën nga Belgjika, Standard Liege duke vazhduar që të këtë rezultat 100 % në dy ndeshjet e para në Europa Ligë.

Londinezët erdhën në epërsi me dy gola të shpejt në pjesën e parë nga Martinelli. I pari erdhi pas asistimit të Kieran Tierney në minutën e 14-të dhe i dyti dy minuta më vonë. Të dy këta gola i shënoi braziliani i ri Martinelli.


(Kosova Sot Online)