
Lexoni edhe:
“Shpresoj që United të mos ketë fatin e Liverpool”
Në prag të publikimit të listës së Kombëtares Shqiptare për ndeshjet eliminatore të Euro 2020-ës ndaj Turqisë dhe Moldavisë, Armando Sadiku vazhdon t’i çojë sinjale të qarta trajnerit Edi Reja, se e meriton të grumbullohet këtë herë.
Sulmuesi elbasanas i Kombëtares Shqiptare arriti të shënojë sërish në Secunda Division të Spanjës, teksa Malaga e tij “flirtoi” me fitoren në transfertën ndaj Zaragozas, por nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2.
Armando Sadiku kaloi Malagën në avantazh që në minutën e tretë, pas një asisti të Casados, por vendasit barazuan në minutën e 42-të.
Malaga gjeti edhe njëherë avantazhin, me anë të Lomban në minutën e 89’, por vetëm një minutë më vonë Guti barazoi për vendasit, duke bërë që të dy skuadrat të kënaqen me nga një pikë.
“Shpresoj që United të mos ketë fatin e Liverpool”Lexoni edhe:
Titullar në këtë takim për 90 minuta ishte edhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare Keidi Bare, ndërsa Sadiku qëndroi në fushë deri në minutën e 78’.
Ndeshja e radhës e Malagës do të jetë të dielën në mbrëmje, ndërsa më pas dy futbollistët mund të udhëtojnë për t’u vënë në dispozicion të Rejas, pasi është thuajse e sigurt ftesa për ta.
(Kosova Sot Online)